[spectre] TICA NEWSLETTER SPRING 2007

TICA TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART contact.tica at gmail.com
Sun Apr 29 17:48:04 CEST 2007


for english version please scroll down




TICA - TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART

NEWS LETTER SPRING 2007

RIPERTERITJA E WEBFAQES
Kemi kënaqësinë të njoftojmë ripërtëritjen e faqes tonë të internetit 
<http://www.tica-albania.org/> www.tica-albania.org. Tashmë është e 
mundur të vizitohen drejtpërdrjet në internet disa nga veprimtaritë 
tona që nga fillimi i këtij viti, si p.sh.:

- ekspozita "Si bien gjërat nga forca e rëndesës", me punët e 
prodhuara nga artistët e periudhës së parë të rezidencës së TICA.

- një prezantim me artistët e programi të rezidencës që ndodhen në 
aktualisht në Tiranë si dhe një njoftim në lidhje me shkëmbimin me 
IASPIS, Stokholm dhe OCA, Oslo.


- ekspozita e parë ndërkombëtare e TICA "Na ishte njëherëŠ" si dhe 
takimi "Koha për përralla".



VAZHDIMI I PROGRAMIT TË REZIDENCËS
Për periudhën e mbetur gjatë 2007, TICA do të mund të pranojë edhe 
tre artistë të tjerë si pjesë e programit të rezidencës për artistë, 
për periudhën Shtator - Tetor 2007. Gjatë kësaj periudhe do të 
realizohet një project i ri pilot shkëmbimi me <rotor>, Graz. 
Shkëmbimi do të mundësojë ardhjen e një artisti austriak pranë 
programit të rezidencave të TICA dhe shkuarjen e një artisti shqiptar 
në Graz në kuadrin e rezidencave të <rotor>. Për këtë arsye, 
aplikimet për periudhën e mbetur të 2007, Shtator - Nëntor, janë të 
hapura vetëm për artistë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe 
artsitë që jetojnë dhe punojnë në Ballkan. Afati i pranimit të 
aplikimeve është 30 Maj 2007.

Shkëmbimi me <rotor> mundësohet përmes mbështetjes së ofruar nga 
Ambasada Austriake në Tiranë.

TICA ka kënaqësinë e vecantë të bëjë me dije se programi i artistëve 
në rezidencë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2008. Aplikimet për 
periudhën e parë Janar - Mars 2008 janë të hapura për të gjithë 
aplikantët. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 30 Shtator 
2007. Të gjitha aplikimet e ardhura gjatë kësaj periudhe do të jenë 
vlefshme për konsiderim edhe për periudhën e parë të 2008.

Ju lutem vëreni se duke nisur nga periudha e rezidencës Shtator 2007, 
për artistët në rezidencë, TICA do të mund të ofrojë shpenzimet e 
udhëtimit, të qëndrimit në Tiranë, një pagesë mujore prej 400 Euro si 
dhe një dhomë të përbashkët për projekte. Gjithashtu, TICA ofron dhe 
ndihmën e duhur tekniko administrative.

PROGRAMI I VJESHTES
TICA parashikon të organizojë një sërë veprimtarish gjatë vjeshtës, 
ndër të cilat një analizë me artistët pjesëmarrës të programit të 
rezidencave, një ekspozitë përmbyllëse me të gjitha punët e prodhuara 
nga artistët që kanë patur një rezidencë gjatë 2007, si dhe një 
edicion të ri të Cmimit për Artin Bashkëkohor, AMC, për artistët 
shqiptarë. 


TICA - TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART

NEWS LETTER SPRING 2007

TICA WEB UPDATES
We have the pleasure to announce the updates on TICA website 
<http://www.tica-albania.org/> www.tica-albania.org. Now it is 
possible to visit directly on the website a number of events that 
TICA has been organizing since the beginning of this year, such as:

- the exhibition "The way gravity makes things fall" with works from 
the artists of                          the first TICA A.I.R . 
program.

- a presentation of the artists of the current TICA A.I.R. program 
and the exchange with IASPIS Stockholm and OCA Oslo.

- the first TICA international group exhibition "Fairytale" and the 
respective seminar "A time for tales".

CONTINUATION OF TICA A.I.R. PROGRAM
For the remaining period of 2007 TICA will be able to host three more 
artist as part of its A.I.R. program in the period September - 
October 2007. A new exchange with <rotor>, Graz will be developed for 
this period. The exchange will consist of one Austrian artist 
attending the TICA A.I.R. and one Albanian artist attending rotor 
A.I.R. Therefore, the application for the remaining period of 2007, 
September- October is available for one Albanian based artist and one 
Balkan based artist. The deadline for this application is May 30 th, 
2007.

The exchange with <rotor> is made possible with the help of the 
Austrian Embassy in Tirana. 

TICA is very happy to announce that its A.I.R. program will continue 
also in 2008. Applications for the first period, Jannuary - March, 
are open to all applicants. The deadline for the applications is 
September 30 th. All applications that have been received during this 
period are eligible and will be considered by TICA staff for the 2008 
A.I.R. program.

Please note that starting from September 2007, TICAZs A.I.R. program 
provides to the invited artists with; travel costs, accommodation in 
Tirana, a fee of 400 Euro/month and a shared project room for the 
invited artists, as well as provide with administrative and project 
assistance.

FALL PROGRAM
TICA is planning to organize with several events and meetings the 
coming fall, among which, an analysis with participating artists of 
TICA A.I.R. program; an event with all the new productions of all the 
artists that attended the TICA A.I.R. program during 2007; a new 
edition of the AMC Contemporary Art Prize for the Albanian based 
artists; smaller scale exhibition as well as seminars and workshops.



--
TICA is founded and directed by:
TINA FINNÄS (artist and project leader)
JOA LJUNGBERG (curator and project leader)
MONICA MELIN (artist and project leader)
EDI MUKA (curator and project leader)
GEZIM QENDRO (curator and project leader)
STEFANO ROMANO (artist, curator and project leader)

<http://www.tica-albania.org>www.tica-albania.org
<mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org

If you do not wish to receive information from TICA - Tirana 
Institute of Contemporary Art, you can ask to be removed from our 
mailing list by sending an email with the subject 'REMOVE' to this 
email address: <mailto:info at tica-albania.org>info at tica-albania.org



More information about the SPECTRE mailing list