[spectre] Tirana Institute of Contemporary Art

joa ljungberg contact.tica at gmail.com
Fri Oct 27 15:53:06 CEST 2006


(English below)



INSITUTI I ARTIT BASHKEKOHOR, TIRANE

një platformë e re, ngazëllyese dhe ndërkombëtare



PROGRAMI ARTISTE NE REZIDENCE I I.A.B.T. - APLIKO TANI!!!!



Kemi kënaqësinë të shpallim krijimin e platformës së parë të 
përherëshme të artit bashkëkohor në Shqipëri: Instituti i Artit 
Bashkëkohor, Tiranë - I.A.B.T.



Gjatë viteve të fundit, Tirana ka tërhequr vëmendjen e botës 
ndërkombëtare të artit bashkëkohor përmes një numuri ngjarjesh të 
rëndësishme, ndër të cilat më e spikatura, Bienalja e Tiranës. Një 
platformë e re ka lindur tashmë - Instituti i Artit Bashkëkohor 
Tiranë (<http://www.tica-albania.org/>www.tica-albania.org), 
instituti i vetëm i artit bashkëkohor, i cili ka për qëllim të ofrojë 
mbështetje thelbësore në mënyrë të vazhdueshme për një skenë 
artistike në zhvillim. Për herë të parë në historinë e arteve pamore 
në Shqipëri po ngrihet një program për Rezidenca për Artistë, i cili 
do të ofrojë mbështetje për artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që 
do të duan të zhvillojnë kërkime dhe të realizojnë veprat e tyre në 
Tiranë. Pasi kemi analizuar mungesën e programeve të mbështetjes në 
institucionet vendase si dhe mungesën e formave të reja të dedikuara 
ndaj shkëmbimit kulturor në rajonin e Ballkanit, Europë dhe më gjerë, 
ne mendojmë se ka ardhur koha për një përqasje të re ndaj 
marrëdhënieve ndërkuluturore si dhe potencialeve të ofruara nga 
kërkimi artistik.



Programi i Rezidencave për Artistë i I.A.B.T. do të mbështesë me 
vendqëndrim, hapësirë studioje dhe mbështetje financiare për periudha 
dy mujore një grup prej jo më pak se 3 artistë njëkohësisht, sipas 
një ndarjeje të kushtëzuar si më poshtë: 1 artist shqiptar, 1 artist 
nga një vend Ballkanik; dhe 1 artist nga Europa/bota. Programi do të 
bazohet mbi një sturkturë të ndryshueshme, e cila mund të ofrojë 
mundësi për të lëvizur mes vendeve, konteksteve dhe interesave të 
ndryshme tematike. Ky program është ndërtuar në formën e një 
projekti, me qëllim për të mbështetur kërkimin dhe prodhimin 
artistik, si dhe për inkurajimin e bashkëpunimit mes artistëve me 
prejardhje e kontekste të ndryshme. Artistët do të inkurajohen 
gjithashtu të punojnë së bashku për një prezantim përfundimtar, në 
fund të cdo periudhe rezidence (në formën e një ekspozite, publikimi, 
ngjarjeje, etj.)



I.A.B.T. është i hapur për aplikime që nga 30 Shtatori 2006. Për një 
informacion të detajuar mbi mënyrën dhe kohën e aplikimit ju lutem 
shikoni webfaqen: <http://www.tica-albania.org/>www.tica-albania.org



Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë dëshiron të falenderojë 
Partnerin e Programit - Fondacionin Europjan të Kulturës. Programi i 
Rezidencave për Artistë mundësohet dhe nga mbështetja bujare e 
Institutit të Bienales së Tiranës dhe Kultura në Lëvizje.









TIRANA INSTIUTE OF CONTEMPORARY ART

a new exciting international platform



T.I.C.A. - ARTIST IN RESIDENCY: APPLY NOW!!!!!



We are happy to announce the first permanent platform for 
contemporary art in Albania, the Tirana Institute of Contemporary Art 
- TICA.



During the last years Tirana has attracted the attention of the 
international contemporary art world through a number of events, 
among which the Tirana Biennale is the most important. A new platform 
is now born - Tirana Institute of Contemporary Art 
(<http://www.tica-albania.org/>www.tica-albania.org) the only 
institution for contemporary art in Albania and one with the ambition 
to offer substantial support, on a continuous basis, to a developing 
art scene. It is for the first time that an Artist in Residency 
Program is established in the country, offering support to local and 
international artists that want to do research and develop their work 
in Tirana. After having analyzed the insufficiency of existing local 
institutions and the lack of new forms of dedicated cultural exchange 
within the Balkans, Europe and beyond, we think that time has come 
for a new approach towards cross-cultural relations and the 
potentials offered by artistic research.



TICA Artist in Residency Program will conditionally host not less 
than 3 artists at a time: 1 from Albania; 1 from the Balkans and 1 
from Europe or beyond. The program will be based on a flexible 
structure that can offer the possibility to move between different 
locations, contexts and thematic interests. It shall be structured as 
a project-based residency program, with an intention to encourage 
artists with different backgrounds and experiences to work together 
towards a final presentation (exhibition, publication, event).



TICA is open for applications from September 30, 2006. Deadline for 
the first period is December 15. For detailed information on how and 
when to apply, please check the website: 
<http://www.tica-albania.org/>www.tica-albania.org



Tirana Institute of Contemporary Art wishes to thank our Program 
Partner: European Cultural Foundation. The Artist in Residency 
Program is made possible through the generous support of Institute of 
Tirana Biennale and Moving Culture.



More information about the SPECTRE mailing list